Mbyllet Shkëndija-Cracovia, rezultat interesant
Shkëndija e Tetovës shkëlqeu me lojë e rezultat 2:0 në ballafaqim me Cracovia-n nga Polonia. Shkëndija krijoi një epërsi të shkëlqyeshme për takimin e kthimit të rrethit të parë eliminatorë të Europa League në futboll.
Sport
Futbollistët kuqezi dhuruan lojë të bukur në stadiumin “Philip II” në Shkup dhe me plotë meritë shënuan fitore në rrafshin ndërkombëtar.
Skuadra shqiptare tregoi se është më e mirë dhe ky triumf i jep qetësi për sfidën e kthimit pas një jave. Besart Ibraimi, shënhuesi më i mirë në Maqedoni,e hapi serinë e golave në minutën e 41-të pas asistimit të jashtëzakonshmit Ferhan Hasanit.
Junior në minutën e 68-të vulosi fitoren e tetovarëve me rezultat 2:0 dhe që i jep përparësi për takimin e kthimit në Cracovia.
Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.