Mbyllet seanca e sotme në Hagë

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë, fjalët përfundimtare i kanë dhënë mbrojtja e Hashim Thaçit dhe avokati i Kadri Veselit Rodney Dixon. Në këtë seancë, kanë folur avokati i Thaçit, Luka Misetiç, avokatja Nina Tavakoli dhe avokati Pierre-Richard Prosper. Ata kanë thënë se Prokuroria e Specializuar nuk i kanë respektuar dëshmitarët ndërkombëtarë, dhe se Hashim…

Lajme

11/02/2026 17:36

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë, fjalët përfundimtare i kanë dhënë mbrojtja e Hashim Thaçit dhe avokati i Kadri Veselit Rodney Dixon.

Në këtë seancë, kanë folur avokati i Thaçit, Luka Misetiç, avokatja Nina Tavakoli dhe avokati Pierre-Richard Prosper.

Ata kanë thënë se Prokuroria e Specializuar nuk i kanë respektuar dëshmitarët ndërkombëtarë, dhe se Hashim Thaçi duhet të shpallet i pafajshëm.

Përveç tyre, avokati i Kadri Veselit Ridney Dixon ka thënë se ZPS po e akuzon Veselin pa prova.

Fjalët përfundimtare do të vazhdojnë nesër, ku do të vazhdoj përsëri avokati Dixon. /Lajmi.net/