Mbyllet procesi i rinumërimit në 28 komuna

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është mbyllur procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve për deputetë në 28 komuna. Në QNR janë rinumëruar mbi 77 për qind e vendvotimeve deri më tani, transmeton lajmi.net. Njoftimi i plotë: Në QNR rinumërohen mbi 77% apo 1,973 nga 2,557 vendvotime, 28 komuna përmbyllin procesin Në Qendrën…

Lajme

27/01/2026 16:57

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është mbyllur procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve për deputetë në 28 komuna.

Në QNR janë rinumëruar mbi 77 për qind e vendvotimeve deri më tani, transmeton lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

Në QNR rinumërohen mbi 77% apo 1,973 nga 2,557 vendvotime, 28 komuna përmbyllin procesin
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.
Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e martë, 27 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar mbi 77% apo 1,973 nga 2,557 vendvotime.
Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/ në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi./lajmi.net/