Mbyllet pjesa e parë: VAR-i ngjarja kryesore në ndeshjen Ferizaj – Prishtina

Është mbyllur pjesa e parë edhe në Ferizaj. Ferizaj dhe Prishtina e kanë mbyllur pa gola një pjesë të parë të stër-zgjatur, shkruan lajmi.net. Dy skuadrave iu vodh spektakli nga një ndërhyrje e VAR që po shqyrtonte rastin e një penalltie të aluduar. Më shumë se 10 minuta u deshën që të vendosej nëse rasti…

Sport

21/08/2022 18:02

Është mbyllur pjesa e parë edhe në Ferizaj.

Ferizaj dhe Prishtina e kanë mbyllur pa gola një pjesë të parë të stër-zgjatur, shkruan lajmi.net.

Dy skuadrave iu vodh spektakli nga një ndërhyrje e VAR që po shqyrtonte rastin e një penalltie të aluduar.

Më shumë se 10 minuta u deshën që të vendosej nëse rasti në fjalë ishte penallti ose jo, për të ardhur në përfundim se nuk ishte.

Ferizaj arriti të rrezikonte Prishtinën, por Nika ishte në disponim të mirë, duke lënë rezultatin e paprekur.

Mbetet të shihet nëse në pjesën e dytë skuadrat do të arrijnë të gjejnë formulën për fitoren. /Lajmi.net/