Mbyllet pjesa e parë: Spektakël në ‘Etihad’, Man City – Liverpool 1:1
Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e kësaj xhiroje në Premier Ligë. Man City dhe Liverpool janë ndarë baras 1:1, pas 45 minutave të parë në ‘Eithad’, shkruan lajmi.net. Pjesa e parë dhuroi një lojë spektakolare, ku u shënuan edhe dy gola. Topi ishte herë në njërën anë të fushës, e herë në tjetrën,…
Sport
Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e kësaj xhiroje në Premier Ligë.
Man City dhe Liverpool janë ndarë baras 1:1, pas 45 minutave të parë në ‘Eithad’, shkruan lajmi.net.
Pjesa e parë dhuroi një lojë spektakolare, ku u shënuan edhe dy gola.
Topi ishte herë në njërën anë të fushës, e herë në tjetrën, duke kërkuar golin e parë të ndeshjes.
Atë e arritën Liverpool, me yllin e skuadrës, Mohamed Salah.
Në minutën e 17’ të ndeshjes pas një kundërsulmi realizoi egjiptiani.
Megjithatë, City vazhduan duke sulmuar në zonën e mysafirëve.
Një aksioni tejet i mirë nga lojtarët e kampionit në fuqi, u konkretizua në gol.
Ishte Julian Alvarez, ai i cili shënoi nga afërsia dhe barazoi shifrat në 1:1.
Ndeshja më pas vijoi me raste të tjera, por jo edhe gola./Lajmi.net/