Mbyllet pjesa e parë: Napoli në epërsi ndaj Frankfurt

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Napoli – Frankfurt. Pjesa e parë në mes Napolit dhe Frankfurtit u mbyll ne favor të italianëve, 1:0, shkruan lajmi.net. Raste të mira shënimi kishin vendasit. Victor Osimhen dhe Khivicha kishin mundësit më të mira për të zhbllokuar këtë sfidë. Megjithatë, gjuajtjet e tyre ishin jashtë, apo edhe…

Sport

15/03/2023 21:51

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Napoli – Frankfurt.

Pjesa e parë në mes Napolit dhe Frankfurtit u mbyll ne favor të italianëve, 1:0, shkruan lajmi.net.

Raste të mira shënimi kishin vendasit.

Victor Osimhen dhe Khivicha kishin mundësit më të mira për të zhbllokuar këtë sfidë.

Megjithatë, gjuajtjet e tyre ishin jashtë, apo edhe u pritën nga portieri Kevin Trapp.

Në minutat shtesë të pjesës së parë Osimhen realizoi dhe kaloi përpara Napolin.

Në anën tjetër Frankfurt gjatë 45 minutave të parë nuk ishin të rrezikshëm për portën e Napolit.

Mbetet të shihet pas pjesës së dytë se si do mbyllet ky takim./Lajmi.net/