Mbyllet pjesa e parë: Milani avancon ndaj Romës
Ka përfunduar pjesa e parë në derbin italian. Milani avancon 1:0 ndaj Romës, pas 45 minutave të parë, shkruan lajmi.net. Në ‘San Siro’ u zhvillua një ndeshje e mirë, por e dominuar nga Milani. Ata krijuan rastet e tyre me Olivier Giroud dhe Rafael Leao, por nuk arritën të realizojnë. Po rridhte minuta e 30’…
Sport
Ka përfunduar pjesa e parë në derbin italian.
Milani avancon 1:0 ndaj Romës, pas 45 minutave të parë, shkruan lajmi.net.
Në ‘San Siro’ u zhvillua një ndeshje e mirë, por e dominuar nga Milani.
Ata krijuan rastet e tyre me Olivier Giroud dhe Rafael Leao, por nuk arritën të realizojnë.
Po rridhte minuta e 30’ kur pas një tollovie në zonën e Romës shënoi Milani.
Ishte Pierre Kalulu që shfrytëzoi mundësinë dhe i dha epërsinë kampionit italian.
Në anën tjetër romakët nuk ishin të rrezikshëm për ‘Rossoneri’.
Mbetet të shihet pas 45 minutave të tjerë se si do mbyllet ky takim./Lajmi.net/