Mbyllet pjesa e parë, Juventusi në disavantazh ndaj Sassuolos

Kanë përfunduar 45 minutat e parë të duelit.

Sport

27/10/2021 19:21

Pjesa e parë e ndeshjes mes Juventusit dhe Sassuolos është mbyllur me rezultat të barabartë 0-1, shkruan lajmi.net.

“Zonja e Vjetër” në fillim të ndeshjes ishte më kërkuese dhe pati dy mundësi të mira shënimi.

Fillimisht ishte Leonardo Bonucci që pati një goditje që shkoi ngjitur me shtyllën, ndërsa më pas Paulo Dybala shpërdoroi një rast të mirë shënimi.

Në anën tjetër edhe Sassuolo pati disa sulme të rrezikshme, dhe krejt në fund të pjesës së parë arritën të kalojnë në epërsi

Ishte Davide Frattesi ai që realizoi gol në min e 44′ pas një asistimi të Gregoire Defrel. VIDEO

Mbetet të shihet si do të rrjedhin 45 minutat e dyta të kësaj ndeshje. /Lajmi.net/