Mbyllet pjesa e parë: Barcelona në epërsi minimale ndaj Atleticos

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin spanjoll. Barcelona është duke kryesuar 1:0 ndaj Aletico Madridit, shkruan lajmi.net. Pjesa e parë më e mirë ishte për mysafirët pasi edhe shënuan. Ata krijuan disa raste shënimi, por që fillimisht nuk po shënonin. Pas një aksioni të bukur në zonë i vetëm u gjend Ousmane Dembele që…

Sport

08/01/2023 21:48

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin spanjoll.

Barcelona është duke kryesuar 1:0 ndaj Aletico Madridit, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë më e mirë ishte për mysafirët pasi edhe shënuan.

Ata krijuan disa raste shënimi, por që fillimisht nuk po shënonin.

Pas një aksioni të bukur në zonë i vetëm u gjend Ousmane Dembele që e shfrytëzoi hapësirën dhe shënoi.

Francezi i dha epërsinë ‘Blaugrana’ në minutën e 22’ të ndeshjes.

Më pas ishin ‘rojiblancos’ që u munduan të barazojnë shifrat, por nuk arritën.

Ishin të rrezikshëm në dy raste, por gjuajtën jashtë portës.

Kështu pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të Barçës./Lajmi.net/