Mbyllet pa gola pjesa e parë në derbin Chelsea – Man United

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin Chelsea – Manchester United. 0:0 përfundoi ndeshja në 45 minutat e parë në ‘Stamford Bridge’. Pjesa e parë u konkretizua me raste nga të dy ekipet, por më dominues ishin ‘Djajtë e Kuq’, transmeton lajmi.net. Luke Shaw, Antony dhe Marcus Rashford kishin raste të mira shënimi për United,…

Sport

22/10/2022 19:17

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin Chelsea – Manchester United.

0:0 përfundoi ndeshja në 45 minutat e parë në ‘Stamford Bridge’.

Pjesa e parë u konkretizua me raste nga të dy ekipet, por më dominues ishin ‘Djajtë e Kuq’, transmeton lajmi.net.

Luke Shaw, Antony dhe Marcus Rashford kishin raste të mira shënimi për United, por që nuk u konkretizuan.

Në anën tjetër edhe ‘Blutë e Londrës’ u munduan të rrezikojnë portën e David de Geas, me anë të Pierre Emerick Aubameyang, por në dy raste nuk u tregua i saktë gabonezi.

Mbetet të shihet pas 45 minutave të tjerë se si do mbyllet ndeshja në ‘Stamford Bridge’./Lajmi.net/