Mbyllet pa fitues derbi italian mes Romës dhe Napolit

Ka përfunduar pa fitues takimi interesant mes Romës dhe Napolit, në kuadër të xhiros së nëntë në Seria A.

Sport

24/10/2021 20:00

Dy skuadrat zhvilluan lojë të mirë në përpjekje gjatë tërë kohës në ndërtimin e aksioneve, por u mungoi finalizimi, shkruan lajmi.net.

Pavarësisht rasteve të shumta nga dy anët, rezultati përfundimtar doli të jetë 0 – 0.

Qysh nga minutat e parë, si Roma ashtu edhe Napoli krijuan aksione dhe provuan të realizojnë edhe përmes kundëraksioneve, mirëpo pa sukses.

Trajneri Jose Mourinho u ndëshkua me karton të kuq, pasi dy herë hyri në fushë.

Në fakt, Napoli gjeti golin përmes Victor Osimhen, por u anulua për pozitë jashtë loje.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani në këtë takim ishte nga minuta e parë dhe zhvilloi ndeshje të plotë dhe bëri punë të shkëlqyer duke arritur ta ndal Tammy Abraham se bashku me Kalidou Koulibalyn.

Me këtë barazim, Napoli rimerr kreun me 25 pikë, derisa Roma renditët në pozitën e katërt me 16 sosh./Lajmi.net/