Mbyllet gjithçka, De Ligt do të zyrtarizohet si lojtar i Juves
Juventusi është gati të finalizojë transferimin prej 70 milionë euro për kapitenin Ajax Matthijs De Ligt, me zyrtarizimin që pritet të ndodhë në orët e ardhshme.
Sport
Një burim ka thënë për Goal se kampionët e Serie A kanë marrë sinjale jashtëzakonisht pozitive nga agjenti i De Ligt, Mino Raiola, duke treguar se një marrëveshje është shumë afër.
De Ligt do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Juventusin, i cili do të fitojë një pagë totale prej 12 milion eurove në sezon në Torino, duke i shtuar edhe bonuset, përcjell lajmi.net.
Gjithashtu në marrëveshje do të jetë e përfshirë edhe një klauzolë lirimi – siç kërkohet nga Raiola – që do të jetë rreth 150 milionë euro.
Mbrojtësi holandez në sezonin paraprak eliminoi Juven nga Liga e Kampionëve, me golin e tij në ‘Allianz Stadium’.
19-vjeçari u lidh me shumë skuadra këtë verë, por duket se vetëm ‘Zonja e Vjetër’ bindi talentin e jashtëzakonshëm të Ajaxit. /Lajmi.net/