Mbyllet çështja gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, kryegjykatësi: Për shpalljen e aktgjykimit, jemi në kontakt

Që nga data 9 shkurt e deri më sot, në Gjykatën Speciale në Hagë, janë thënë fjalët përfundimtare. Gjatë këtyre ditëve, fjalët përfundimtare i ka thënë Prokuroria e Specializuar, mbrojtja e të akuzuarve, mbrojtja e viktimave dhe në fund sot edhe katër të akuzuarit. Gjykatësi kryesues i kësaj çështje, Çarls Smith III ka thënë sot…

Lajme

18/02/2026 15:35

Që nga data 9 shkurt e deri më sot, në Gjykatën Speciale në Hagë, janë thënë fjalët përfundimtare.

Gjatë këtyre ditëve, fjalët përfundimtare i ka thënë Prokuroria e Specializuar, mbrojtja e të akuzuarve, mbrojtja e viktimave dhe në fund sot edhe katër të akuzuarit.

Gjykatësi kryesues i kësaj çështje, Çarls Smith III ka thënë sot se kjo çështje gjyqësore për Thaçin dhe të tjerët, të akuzuar për krime lufte mbyllet këtu.

“Trupi gjykues dëshiron të falënderoj të gjithë trupet e mbrojtjes, dhe të gjithë personat të cilët kanë ndihnmuar për realizimin e suksesshëm të kësaj çështje gjyqësore. Jemi ndjerë shumë të ndihmuar prej kontributeve tona për të siguruar drejtësinë e procesit, dhe që ekipet e mbrojtjes dhe të akuzuarit kanë marrë shërbime efektive gjatë gjithë kohës. Dëshirojmë gjithashtu të falënderojmë njësinë për menaxhimin  eGjykatës, për punën e tyre të shkëlqyer dhe mbështetjen gjatë gji8thë këtij procesi gjyqësor. Gjithashtu jemi tepër mirënjohës ndaj stenografit, përkthyesve dhe gjithë stafit të zyrës administrative për mbështetjen e vazhdueshme.  Do të vazhdojmë të jemi në kontakt të vazhdueshëm sipas nevojës me palët sa i takon datës së shpalljes dhe shyqrtimit të aktgjykimit.  Kjo çështje gjyqësore mbyllet këtu, seanca përfundon këtu”, ka thënë Smith.

Ai nuk ka treguar një datë kur mund të jepet verdikti përfundimtar.

Sot, në fund të çështjes gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi dhanë fjalët e tyre përmbyllëse. Të katërtit u deklaruan të pafajshëm.

Prokruoria e Specializuar ka kërkuar 45 vjet burgim për secilin prej tyre.

Tani, çështja i kalon trupit gjykues, që ka tre muaj kohë për shpalljen e aktgjykimit.

Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi po qëndrojnë në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë prej fillimit të nëntorit të vitit 2020, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Prokuroria e Specializuar i akuzon ata se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve. /Lajmi.net/