Mbyllen pjesët e para: Pa gola mes Shakhtar dhe Inter, Ajax në epërsi ndaj Besiktas

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet që janë duke u zhvilluar.

Sport

28/09/2021 19:33

Shakhtar Donetsk është duke barazuar pa gola me Interin, derisa Ajaxi është në epërsi ndaj Besiktasit (2-0), shkruan lajmi.net.

Ndeshja mes Shakhtar dhe Inter është e baraspeshuar, me dy skuadrat që po zhvillojnë ndeshje në mesfushë.

Në lëndim i tmerrshëm i ndodhi sulmuesit të Shakhtarit, Traore që u largua me barela nga fusha, derisa duket mjaftë seriozë.

Inter posedoi më shumë topin, por nuk kishte raste konkrete, njësoi si Shakhtar që provoi më shumë ndërtimin e aksioneve nga dy krahët.

Ndërkohë, Ajax është në epërsi ndaj Besiktas me rezultat 2 – 0.

Golin e parë për vendasit e shënoi Berghuis pas një asistimi të Tadicit (17′).

Kurse, afër fundit të pjesës së parë, Sebastian Haller dyfishoi shifrat (43′).

Mbetet të shihet nëse do ndryshojnë rezultatet në 45 minutat e dytë./Lajmi.net/