Mbyllen mbi 100 faqe të lojërave të fatit online në Maqedoninë e Veriut

104 faqe që ofrojnë lojëra të fatit online do të bllokohen në Maqedoninë e Veriut. Vendimin e ka marrë Ministria e Transformimit Digjital, duke e çuar në 462 numrin e përgjithshëm të adresave të internetit të bllokuar deri më tani. Urdhri për bllokimin i është dorëzuar Agjencisë për Komunikime Elektronike, e cila duhet t’ua përcjellë…

Lajme

03/11/2026 12:47

104 faqe që ofrojnë lojëra të fatit online do të bllokohen në Maqedoninë e Veriut.

Vendimin e ka marrë Ministria e Transformimit Digjital, duke e çuar në 462 numrin e përgjithshëm të adresave të internetit të bllokuar deri më tani.

Urdhri për bllokimin i është dorëzuar Agjencisë për Komunikime Elektronike, e cila duhet t’ua përcjellë atë të gjithë operatorëve të rrjeteve të komunikimeve elektronike brenda pesë ditëve.

Operatorët nga ana tjetër janë detyruar të kufizojnë menjëherë qasjen në domenët e sanksionuar.

Përdoruesit që tentojnë t’i vizitojnë ato do të njoftohen përmes një mesazhi zyrtar për arsyen e bllokimit,.