Mbushet plot sheshi i Prishtinës, ende pa filluar protesta kundër Speciales

Numër shumë i madh i qytetarëve është parë në sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës. Kjo pasi sot nga ora 17:00 do të mbahet protestë kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale në Hagë, shkruan lajmi.net. Në disa pamje të siguruara nga lajmi.net, qytetarët janë parë me flamuj të UÇK-së në duar, emblema e bluza me logo të UÇK-së.…

Lajme

07/08/2025 16:26

Numër shumë i madh i qytetarëve është parë në sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës.

Kjo pasi sot nga ora 17:00 do të mbahet protestë kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale në Hagë, shkruan lajmi.net.

Në disa pamje të siguruara nga lajmi.net, qytetarët janë parë me flamuj të UÇK-së në duar, emblema e bluza me logo të UÇK-së.

Në këtë protestë janë parë deputetë të Kuvendit të Kosovës, fytyra publike, qytetarë nga i mbarë vendi dhe më gjerë.

Përveç nga Kosova, në këtë protestë do të marr pjesë edhe Ali Ahmeti i cili ka publikuar fotografi rrugës për në Kosovë, qytetarë nga Kërçova e qytete të tjera të Maqedonisë së Veriut.

Lajmi.net ka shkrepur disa fotografi edhe të veturave të mërgimtarëve nga e mbarë bota të cilët kanë ardhur për në protestë me të mbuluar me veturë. /Lajmi.net/