Mbyllja e konkursit për pranimin e ushtarëve të rinj,Maqedonci: Një tjetër premtim i mbajtur
Ministri i Mbrojtjes,Ejup Maqedonci, njoftoi për mbylljen e konkursit për pranimin e ushtarëve të rinj. Maqedonci në rrjetin social ‘’Facebook’’ u shpreh se një tjetër premtim nga ai është mbajtur Tutje Maqedonci bëri të ditur se me përfundimin e këtij procesi numri total i të rekrutuarëve do të arrijë në 2771. Postimi i plotë: Një…
Lajme
Ministri i Mbrojtjes,Ejup Maqedonci, njoftoi për mbylljen e konkursit për pranimin e ushtarëve të rinj.
Maqedonci në rrjetin social ‘’Facebook’’ u shpreh se një tjetër premtim nga ai është mbajtur
Tutje Maqedonci bëri të ditur se me përfundimin e këtij procesi numri total i të rekrutuarëve do të arrijë në 2771.
Postimi i plotë:
Një tjetër premtim i mbajtur!
Është mbyllur konkursi për pranimin e ushtarëve të rinj. Nga 300 vende të hapura për pranimin e rekrutëve të rinj, kanë aplikuar 1658 persona.
Me përfundimin e këtij procesi të rekrutimit do të arrijmë numrin total prej 2271 të rekrutuarve. Pra, brenda katër viteve pothuajse po dyfishojmë numrin e ushtarakëve të FSK-së.
Ushtria e Kosovës po rritet në numër, po konsolidohet me kapacitete profesionale dhe sisteme më moderne të armatimit.
FSK, KRENARIA JONË!