Mbrojtja e Thaçit hedh poshtë pretendimin për sulm në Qirez, publikohet fotografia e dorës së Dedajt pa asnjë shenjë

Në Speciale është duke vazhduar deklarimi përmbyllës nga avoakti i Hashim Thaçit, Lluka Misetiq. Misetiq pak më parë është deklaruar edhe në lidhje me një provë që Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka përdorur si dëshmi për të ngritur akuza ndaj ish-presidentit dhe të tjerëve në Hagë. Siç thotë Mishetiq, Prokuroria në Hagë ka…

Lajme

11/02/2026 13:02

Në Speciale është duke vazhduar deklarimi përmbyllës nga avoakti i Hashim Thaçit, Lluka Misetiq.

Misetiq pak më parë është deklaruar edhe në lidhje me një provë që Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka përdorur si dëshmi për të ngritur akuza ndaj ish-presidentit dhe të tjerëve në Hagë.

Siç thotë Mishetiq, Prokuroria në Hagë ka pretenduar se Gjergj Dedaj kishte pësuar sulm nga të akuzuarit në Qirez.

Ai argumentoi se nuk ka asnjë dyshim që ndalimi të jetë bërë për arsye ushtarake, “siç është frika që delegacioni ka shkuar pa lajmëruar për të inkurajuar dorëzimin në kohën kur Qirezi ishte nën sulm. Ky ndalim nuk ka pasur qëllim të realizojë qëllimin kriminal të pretenduar”.

“Delegacioni parlamentar u mbajt në ndalim për 48 orë. Për arsye të shpjeguara, ky ndalim 48 orësh nuk mund të shkelë të drejtën ndërkombëtare themelore. Provat tregojnë se ky ndalim nuk ishte një sulm i gjerë”, tha Mishetiq.

Ai argumentoi se nuk ka asnjë dyshim që ndalimi të jetë bërë për arsye ushtarake, “siç është frika që delegacioni ka shkuar pa lajmëruar për të inkurajuar dorëzimin në kohën kur Qirezi ishte nën sulm. Ky ndalim nuk ka pasur qëllim të realizojë qëllimin kriminal të pretenduar”.

Mishetiq tha se Gjergj Dedaj kishte dhënë dëshmi në Hagë se në Qirez nuk ishte Thaçi dhe se nuk ishte lënduar gjatë ndalimit. Ai kishte tërhequr deklaratën e bërë më 2014 në EULEX.

Avokati i Thaçit tha se ZPS-ja u mundua të thoshte se në një konferencë për media të delegacionit parlamentar të LDK-së të mbajtur pas incidentit, dora e Dedajt ishte e mavijosur. Por, Mishetiq argumentoi se në videon e ofruar si dëshmi nga mbrojtja, del se dora e Dedajt nuk kishte mavijosje dhe se në videon e transmetuar nga ZPS-ja, në fakt ishte hija e kamerave që binte mbi dorën e Dedajt, e nuk bëhej fjalë për mavijosje.

“Atë që ZPS-ja përpiqet ta qes si mavijosje, ishte një hije nga kamerat. Ka edhe prova për këtë pikë. Siç e tha vetë dëshmitari video që ka treguar mbrojtja tregon se dora ishte e bardhë si bora. ZPS e dinë se kjo e deskrediton sa i përkiste çështjes së Qirezit. Duke folur për impaktin e viktimës në lidhje me ngjarjet e Qirezit, ZPS vazhdon të citoj deklaratën për EULEX-in, por ka ndryshuar këtë pretendim duke thënë se tani Dedaj ka dhimbje kronike dhe humbje të dëgjimit, e që janë lëndime të cilat nuk janë të dukshme e që mund të hidhen poshtë. Kurse kanë hedhur poshtë atë se vuan nga dhimbja e krahut e tek duart. Sepse video e deskrediton deklaratën e 2014 të Dedajt. Fakti se Dedaj ka tërhequr deklaratë e dhënë për EULEX-in. Ai nuk është gjuajtur dhe goditur siç ka thënë për EULEX-in më 2014, që e pranon tani ZPS-ja. Kjo ngreh dyshime për vërtetësinë e deklaratës së tij”,deklaroi Misetiq.

“Dëshmitë e kohës tregojnë se delegacioni nuk është abuzuar në mënyrë të rëndë, as në Qirez as në Baicë dhe nuk ka dëshmi të kohës nga viti 1998 që kjo ka ndodhur”, tha Mishetiq.

Sipas tij, për Baicën, delegacioni kishte akuzuar për keqtrajtim Sabit Gecin dhe ZPS-ja nuk “ka treguar se atë ta ketë drejtuar Hashim Thaçi”.

Misetiq po ashtu tha se rrëfimi i ZPS-së në lidhje me torturën s’ka mbështetje dhe s’është aprovuar./Lajmi.net/