Mbrojtja e çeliktë e Realit
Mbrojtja e Real Madridit e ka mbyllur derën deri më tani gjatë këtij viti, një fakt që ilustrohet më së miri nga statistikat. Los Blancos nuk kanë pranuar asnjë gol të vetëm nga fillimi i vitit, dhe i kanë lejuar kundërshtarëve të kenë vetëm 13 goditje në portë në shtatë ndeshje, më pak se dy…
Sport
Mbrojtja e Real Madridit e ka mbyllur derën deri më tani gjatë këtij viti, një fakt që ilustrohet më së miri nga statistikat.
Los Blancos nuk kanë pranuar asnjë gol të vetëm nga fillimi i vitit, dhe i kanë lejuar kundërshtarëve të kenë vetëm 13 goditje në portë në shtatë ndeshje, më pak se dy për ndeshje.
Në secilin prej këtyre rasteve, portierët Diego Lopez dhe Iker Casillas kanë qenë në nivel të detyrës. Ekipi i Carlo Ancelottit vuajti nga telashet në mbrojtje në fillim të sezonit.
Në 17 ballafaqimet e para në La Ligë, Reali ka pësuar mesatarisht 1.2 gola për ndeshje gjatë periudhës në të cilën shfaqën dobësi në mbrojtje dhe kjo u shfrytëzua nga kundërshtari.
Përveç kësaj, ata i mundësuan rivalëve 4.4 goditje në portë për ndeshje gjatë 17 takimeve të para, mesatare që ka rënë shumë së fundmi.
La Ligë:
6-1-2014: Real Madrid-Celta (3-0). Goditjet në portë: 1 Totali i goditjeve: 15
12-1-2014: Espanyol-Real Madrid (0-1). Goditjet në portë: 2 Totali i goditjeve: 11
18-1-2014: Betis-Real Madrid (0-5). Goditjet në portë: 1 Totali i goditjeve: 7
25-1-2014: Real Madrid-Granada (2-0). Goditjet në portë: 2 Totali i goditjeve: 8
Copa del Rey:
9-1-2014. Real Madrid-Osasuna (2-0). Goditjet në portë: 1 Totali i goditjeve: 6
15-1-2014: Osasuna-Real Madrid (0-2). Goditjet në portë: 5 Totali i goditjeve: 14
21-1-2014: Espanyol-Real Madrid (0-1). Goditjet në portë: 1 Totali i goditjeve: 14