Mbrojtja: Deklarata e Krasniqit e ka bërë të qartë që UÇK nuk ka përdorur armë për të luftuar civilët – ZPS nuk po arrin t’i lidh provat me krimet
Sot në Gjykatën Speciale në Hagë, me pak minuta vonesë ka nisur seanca, ku fjalët e tij përfundimtare po i thotë mbrojtja e Jakup Krasniqit, Aiden Ellis. Ellis ka thënë se Prokuroria asnjëherë nuk e ka vërtetuar se ka një lidhje mes deklaratave publike që i atribuohen Krasniqit dhe veprave në aktakuzë. “Kishte kaluar një…
Lajme
Sot në Gjykatën Speciale në Hagë, me pak minuta vonesë ka nisur seanca, ku fjalët e tij përfundimtare po i thotë mbrojtja e Jakup Krasniqit, Aiden Ellis.
Ellis ka thënë se Prokuroria asnjëherë nuk e ka vërtetuar se ka një lidhje mes deklaratave publike që i atribuohen Krasniqit dhe veprave në aktakuzë.
“Kishte kaluar një kohë e konsiderueshme mes deklaratave dhe veprave penale dhe trupi gjykues doli në përfundimin se lidhja ishte sipërfaqësore, dhe në këtë rast Prokuroria nuk arriti të vërtetonte se deklarata kishin për qëllim kryerjen e krimeve. Do të thotë se akuzat në atë rast ishin të pavlera. në këtë rast, ne gjykojmë se Prokuroria nuk e ka vërtetuar shpërndarjen e gjerë, ndikimin e tyre mbi krimet, apo lidhje kohore apo gjeografike me veprat penale.”, ka thënë Ellis.
Ai ka folur për disa fragmente të intervistave të Jakup Krasniqit më 1 korrik 1998 për Kohën Ditore.
“Prokuroria nuk trajtoi së pari parashtrimet, apo që nuk mori vetë dëshmi nga gazetarët në fjalë për të saktësuar saktë atë që kishte thënë Krasniqi, pavarësisht gabimeve të mëdha, ekzagjërimeve. Më tej, në paragrafin 413 deklarata e Krasniqit përfshirë këto të dyja, e bënë të qartë që UÇK nuk ka përdor armë për të luftuar civilët. Prokuroria nuk ka vërtetuar se këto referenca për civilët, të drejtën ndërkombëtare janë një trillim dhe jo një synim i çiltër i Kransiqit. Deri javën e kaluar Prokuroria u mbështet në deklaratat e korrikut 98, që prej atëherë kemi pas 125 dëshmitarë përfshirë 40 dëshmitarë që ishin anëtarë të UÇK-së, dhe Prokuroria nuk ua tregoi këto deklarata atyre. Tani është pak vonë për t’i përdorur kët deklarata ndërkohë që ne po bëjmë mbylljen e gjykimit. Për të gjetur lidhjen, Prokuroria përdori një nga intervistat e korrikut 1998 me deshmitarin 01493. Kur i bëri pyetje atij që nuk ishte anëtarë i UÇK-së, ai e tha në mënyrë të vagullt këtë intervistë dhe ka thënë se për këtë intervistë kam dëgjuar më vonë”, ka thënë Ellis.
Ai ka thënë se një dëshmitar ka thënë për një intervistë tjetër të Krasniqit se nuk e kishte parë asnjëherë një intervistë të Krasniqit, deri kur ia kishte treguar Prokuroria.
Ellis ka përmendur edhe dëshminë e Rrustem Mustafës, ku ka thënë se atij nuk i nevojitej leje prej askujt që të ndalonte persona në zonën e tij.
“ZPS pretendon se komunikatat kanë kontribuar në ndalimin e personave në zonën e Llapit. Dëshmia e arsyeshme sipas tyre, është ajo që ka thënë komandanti i zonës, Rrustem Mustafa. Unë jam mbështetur veçanërisht në përgjigjet përfundimtare të Rrustem Mustafës kur i bëri kundërpyetjet Misetiq, dhe unë mbështetem në përgjigjen e tij sepse një nga përfitimet e këtij. Ai ka thënë se arsyeja kryesore që janë trajtuar personat që kanë penguar punën e UÇK-së ka qenë për arsye ushtarake. Ai tha se nuk i nevojitej leje prej askujt që të ndalonte persona në zonën e tij, ishte mbret i mbretërisë së tij. Ky është produkti përfundimtar, destilimi i dëshmisë së tij. Prokuroria mundohet ta mbuloj këtë problem të dukshëm me dëshmitarët e tyre. Ata kanë parashtruar se dëshmia e Mustafës është qarkore”, ka shtuar mbrojtja e Krasniqit. /Lajmi.net/