“Mbrojtja Civile” në shpërbërje (Video)
E ashtuquajtura "Mojtja Civile” i ka pasur në shfrytëzim 15 hapësira për zyra dhe depo në 7 lokacione të ndryshme të vendit.

Lajme
Kjo organizatë, që bën pjesë në strukturat paralele serbe në veri, atër lokacione janë identifikuar në komunën e Leposaviqit, një në komunën veriore të Mitrovicës, një në komunën e Zveçanit dhe një në komunën e Zubin Potokut.
Marrëveshja për shuarjen e të ashtuquajturës “Mbrojtja Civile” e arritur më 26 mars 2015 në pikën 14 të saj ka paraparë dorëzimin e lokacioneve dhe zyrave që kanë qenë në shfrytëzim nga kjo strukturë.
Më 5 gusht është organizuar vizita e parë në terren në të cilën kanë marrë pjesë një delegacion i Qeverisë së Kosovës i përbërë nga Besnik Osmani, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Administrimit të Pushteti Lokal, Dren Zeka, këshilltar kryesor politik i Ministres Edita Tahiri, Naim Rexha, Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës, Fitim Sadiku, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Administratës Publike dhe Hajdar Paçarada, Drejtor i Departamentit të Standardeve dhe Politikave të Inxhinieringut dhe të Menaxhimit të Ndërtesave Qeveritare.
