Mbrojtja bërllok

Miami Heat, kampion aktual i NBA, është mposhtur në tri nga shtatë ndeshjet e para këtë sezon. Basketbollisti kryesor i ekipit, LeBron James ka reaguar shpejt duke e përmendur burimin e problemit. “Është shumë e thjesht. Në këto dhjetë ndeshje mbrojtja jonë ka qenë bërllok. Nuk jemi të sigurt si më parë. Jemi të tmerrshëm…

Sport

12/11/2013 21:10

Miami Heat, kampion aktual i NBA, është mposhtur në tri nga shtatë ndeshjet e para këtë sezon. Basketbollisti kryesor i ekipit, LeBron James ka reaguar shpejt duke e përmendur burimin e problemit.

“Është shumë e thjesht. Në këto dhjetë ndeshje mbrojtja jonë ka qenë bërllok. Nuk jemi të sigurt si më parë. Jemi të tmerrshëm në mbrojtje dhe kjo duhet të ndryshojë”, deklaroi James para duelit të radhës kundër Milwaukee Bucks.

Deri më tani gjatë këtij sezoni Miami – që fitoi titullin pas triumfit në serinë finale ndaj San Antonio Spurs – është mposhtur nga skuadra dukshëm më të dobëta si Boston Celtics dhe Philadelphia 76ers.

Në sulm luajnë shumë mirë me mesatarisht 105.1 pikësh për ndeshje, por në mbrojtje janë duke pranuar shumë pikë, mesatarisht 100.9 për ndeshje.