Mbrojtësi i Tiranës me ofendim të ulët për shqiptarët e Kosovës

Mbrojtësi i Tiranës, Jurgen Goxha, ka bërë një koment ofendues për shqiptarët e Kosovës, pas një debati të hapur rreth disa krahasimeve mes Arbër Zenelit dhe Odise Roshit.

Sport

19/06/2019 23:08

Në mbrëmjen e së hënës, në një emision sportiv në Shqipëri, u bën krahasime mes yllit të Kosovës, Arbër Zenelit, dhe lojtarit të Kombëtares Shqiptare, Odise Roshi.

Ky krahasim është komentuar shumë në Kosovë, sidomos në faqet sportive në rrjetet sociale.

Pjesë e këtij debati është bërë edhe Jurgen Goxha,mbrojtësi i Tiranës.

Goxha shkon aq larg, duke ofenduar shumë rëndë shqiptarët e Kosovës.

“Po sa kan lujt jupi me shok futboll…ju buk si keni hongor o kosovar tm***…se ju bom njerz e tash dukena si hasem…haram buka shqiptarit“, ka shkruar Goxha./Lajmi.net/