Mbrojtësi i Barcelonës, Araujo e shkel me veturë një fanse që po priste për autograf

Ronald Araujo ka shkaktuar një incident të vogël gjatë ditës së sotme. Mbrojtësi uruguaian, Ronald Araujo ishte duke dhënë disa autografe gjatë rrugës kur po shkonte në ‘Ciudad Deportiva’. Megjithatë, jo gjithçka shkoi mirë për lojtarin e Barcës, pasi një incident i vogël u shkaktua me një tifoze. Siç thotë ‘El Chiringuito’, Araujo aksidentalisht i…

Sport

31/10/2022 20:47

Ronald Araujo ka shkaktuar një incident të vogël gjatë ditës së sotme.

Mbrojtësi uruguaian, Ronald Araujo ishte duke dhënë disa autografe gjatë rrugës kur po shkonte në ‘Ciudad Deportiva’.

Megjithatë, jo gjithçka shkoi mirë për lojtarin e Barcës, pasi një incident i vogël u shkaktua me një tifoze.

Siç thotë ‘El Chiringuito’, Araujo aksidentalisht i shkeli këmbën gruas, me veturën e tij, përcjell lajmi.net.

Lojtari doli menjëherë nga vetura për ta shikuar gjendjen, por për fat të mirë s’kishte asnjë lëndim të rëndë.

Araujo vazhdon të jetë i lënduar dhe po lufton për të arritur në kohë për Kupën e Botës, ndonëse ky objektiv është goxha vështirë i arritshëm. /Lajmi.net/