Mbretëresha Beyonce sundon botën
Beyonce kryeson listën e Forbes si e famshmja më e suksesshme duke mundur Oprah Winfreyn e madje edhe burrin e saj Jay Z.

ShowBiz
Revista Forbes çdo vit shpall listën e top 100 personaliteteve që maten me pasurinë e tyre, famën dhe ndikim në shoqëri dhe këtë vit në vend të parë si më e personaliteti më i suksesshëm është shpallur Beyonce.
Beynce duket se i ka 48 orë në një ditë të sajën, pasi gjen kohë për çdo gjë. Ajo ka mundur Oprah Winfrey, kampionen e vitit të kaluar dhe ka arritur më shumë se çdo mashkull, yll i filmit ose personalitet tjetër televiziv.
Divën e ka ndihmuar turneu botëror fitimiprurës ‘Mrs. Carter Show’që i ka sjellur asaj një mesatare prej 2.4 milion dollarë për një koncert. Më pas është edhe albumi i befasishëm Beyonce me 14 këngë, të gjitha të realizuara me videoklip dhe kontratat e bizneset e shumta që ka. Duke mbledhur të gjitha këto, revista konkludon se këngëtarja ka fituar plot 115 milionë dollarë që nga qershori i kaluar.
Beyonce ka bërë gati dyfishin e bashkëshortit të saj Jay Z, pasi ai me gjithë bizneset e tij dhe albumin që ka pasur në shitje ka arritur të mbledhë 60 milionë dollarë dhe kështu, këta të dy përsëri përbëjnë çiftin më të fuqishëm në botë.
Menjëherë pas Beyonce vjen superylli i NBA, Lebron James, e pas tij, Dr. Dre që ka përfituar shumë nga shitja e kompanisë së tij të kufjeve ‘Beats by Dre’ tek Apple.
Top 10 personazhet më të suksesshëm janë listuar Oprah Winfrey, Ellen DeGeneres, Jay Z, Floyd Mayweather, Rihanna, Katy Perry dhe aktori Robert Downey Jr.
Aktorja më e suksesshme në listë është Jennifer Lawrence në vendin e 12, Sandra Bullock në të 36-tin, Sofia Vergara dhe Angelina Jolie. Leo DiCaprio dhe Matthew McConaughey ndjanë vendin e 52.