Mblidhen sot disa komisione, zhvillohen mbledhjet e radhës

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e gjashtë komisioneve parlamentare. Mbledhja e parë fillon, në ora 09:30, me Komisionin Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së. Në rend dite ka intervistimin e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së. Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes fillon takimin…

Lajme

25/06/2024 08:13

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e gjashtë komisioneve parlamentare.

Mbledhja e parë fillon, në ora 09:30, me Komisionin Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së. Në rend dite ka intervistimin e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së.

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes fillon takimin në ora 10:00, ku në rend dite ka është edhe Shqyrtimi i projekt-rezolutës lidhur me Raportin e Punës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi, për vitin 2022. Në orën 10:00 fillon edhe mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport.

Kurse në ora 11 fillon mbledhjen Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione dhe Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, i cili në rend dite ka edhe shpalljen e konkursit për zgjedhjen e “Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit”.

Edhe Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike fillon takimin në ora 10:00, në rend të ditës pos tjerash e ka: Diskutimin lidhur me rekomandimet e raporteve të shqyrtuara në komision.