Mbledhja e 226-të e Qeverisë, Kurti shkruan për 12 vendimet e reja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar së fundi rreth 12 vendimeve të marra sot në mbledhjen e Qeverisë, e 226-ta me radhë. Ai në një postim të bërë në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se filluan me nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit “Protokoll për Trajnimin dhe Bashkëpunimin në Fushën e…

Lajme

23/10/2024 20:03

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar së fundi rreth 12 vendimeve të marra sot në mbledhjen e Qeverisë, e 226-ta me radhë.

Ai në një postim të bërë në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se filluan me nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit “Protokoll për Trajnimin dhe Bashkëpunimin në Fushën e Shëndetit Ushtarak” ndërmjet Ministrisë të Mbrojtjes dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, e duke shtuar se në mbledhje u miratuan edhe dy projektligje me rëndësi.

“E filluam me nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit “Protokoll për Trajnimin dhe Bashkëpunimin në Fushën e Shëndetit Ushtarak” ndërmjet Ministrisë sonë të Mbrojtjes dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë. Me këtë marrëveshje kuota e trajtimeve mjekësore në dispozicion të ushtarakëve tanë rritet nga 50 në 75 në vit. Të gjitha këto trajtime janë falas dhe bëhen në spitale ushtarake.

Miratuam dy projektligje me rëndësi:

– Projektligjin për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave;

– Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Mjedisit, Ujërave, Natyrës, Ndërtimit si dhe Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore”, shkroi ai ndër të tjera./Lajmi.net