Mbi tri orë në takim, çfarë po ndodh në mbledhjen e kryesisë së LDK-së?
Janë bërë mbi tri orë nga fillimi i mbledhjes së kryesisë së LDK-së dhe e njëjta ende nuk ka përfunduar. Kryesia e LDK-së është mbledhur në orën 15:00 për të diskutuar për rezultatin e dobët të partisë në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe ofrimin e dorëheqjes së kryetarit, Lumir Abdixhiku. Mediat janë lejuar të marrin…
Lajme
Janë bërë mbi tri orë nga fillimi i mbledhjes së kryesisë së LDK-së dhe e njëjta ende nuk ka përfunduar.
Kryesia e LDK-së është mbledhur në orën 15:00 për të diskutuar për rezultatin e dobët të partisë në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe ofrimin e dorëheqjes së kryetarit, Lumir Abdixhiku.
Mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje në fillim të takimit, derisa e njëjta ka vazhduar e mbyllur.
Para fillimit të mbledhjes disa prej zyrtarëve të LDK-së ripërsëriten qëndrimet, mes tyre edhe nënkryetarja tashmë e dorëhequr, Hykmete Bajrami, e cila kishte kërkuar dorëheqjen e parevokueshme të Abdixhikut.
Abdixhiku javën e kaluar ka bërë të ditur se do të thërras kuvendin e përgjithshëm të LDK-së, ku do të ofroi dorëheqjen, mirëpo që mbetet në vullnetin e delegatëve nëse do t’ia pranojnë dorëheqjen apo jo.
Bazuar në rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 13.24 për qind të votave, që i sigurojnë 15 ulëse në Kuvend./Kp