Mbi çfarë performance u votua Alban Bajrami kur s’pati as seanca?- Në shkurt 13 mijë, tani mbi 41 mijë vota
Një fenomen i pazakontë u shënua gjatë zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës kandidati i Vetëvendosjes, Alban Bajrami, nga rreth 13 mijë vota në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, arriti të fitojë 42 mijë vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025. Kjo rritje e votave konsiderohet shumë e çuditshme dhe mjaft e dyshimtë. Duke…
Lajme
Një fenomen i pazakontë u shënua gjatë zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës kandidati i Vetëvendosjes, Alban Bajrami, nga rreth 13 mijë vota në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, arriti të fitojë 42 mijë vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.
Kjo rritje e votave konsiderohet shumë e çuditshme dhe mjaft e dyshimtë.

Duke theksuar se ajo ndodhi brenda pak muajsh, në një periudhë kur Kuvendi nuk ka qenë funksional, nuk janë miratuar ligje të rëndësishme dhe nuk ka pasur reforma apo rezultate konkrete politike që mund të shpjegonin një rritje të tillë të besimit të votuesve, raporton lajmi.net.
Deshmohet shumë lehtë duke shikuar listën e shkurtit 2025 dhe atë të dhejtorit se Bajrami ka marr numër rekord të votave.

Ndërkaq, kur e shikojmë listën sot se sa vota Bajrami ka marr në zgjedhjet e 28 dhjetorit, del se ai ka lënë prapa Mefail Bajçinovcin që ishte deputet, Edona Llalloshin dhe Nezir Krakin që po ashtu ishte deputet i Kuvendit të Kosovës edhe ne zgjedhjet e 9 shkurtit.

Sipas rezultateve të përmbledhura deri më tani, LVV-ja ka fituar 50.67 për qind, PDK-ja 20.43 për qind të votave, LDK-ja 13.33 për qind, AAK-ja 5.52 për qind dhe Lista Serbe 4.56 për qind./Lajmi.net/