Mbi 80 mijë persona u testuan për COVID-19 deri më sot në Kosovë

Edhe 137 të infektuar me COVID-19 iu shtuan sot shifrave të përgjithshme të personave të prekur me koronavirus në Kosovë.

Lajme

18/10/2020 19:36

Si pasojë e kësaj, numri total i të infektuarve ka arritur në 16 mijë e 891 persona. Por numri i personave aktiv me këtë virus është 1 mijë e 572 raste, transmeton lajmi.net.

Që nga muaji mars deri më sot në Kosovë janë testuar 80 mijë e 58 persona të dyshimtë për SARS-CoV-2.

Si pasojë e prekjes nga ky virus dhe keqësimit të situatës, humbën jetën 653 persona.

Njoftimi i plotë:

Gjatë gjithë këtyre muajve përballje me koronavirus pati edhe numër të madh të qytetarëve të cilët arritën të shërohen . Gjatë 24 orëve të fundit u shëruan 49 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 14.666.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 869 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 137 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Spitali i Përgjithshëm, Prizren).

Numri total i rasteve pozitive është 16.891 raste nga 80.058 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 653 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 49 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.666 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.572.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 54 raste, komuna Gjilan 20 raste, komuna Podujevë 17 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Rahovec 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Junik 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Mitrovicë, Novobërdë, Obiliq, Prizren, Suharekë dhe Viti.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!