Të Infektuar: 71.344

Të Shëruar: 61.014

Të Vdekur: 1.627

Mbi 5 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

8:11 | 16 Janar 2021

Foto: Lajmi.net

Mbi 5 mijë raste të reja me Covid-19 janë aktualisht në vendin tonë.

Që nga marsi i viti të kaluar kur u raportuan rastet e para, numri total i rasteve pozitive është 55 mijë e 135 raste nga 205 mijë e 352 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Ndërsa numri i pacientëve që kanë humbur betejën me koronavirusin ka shkuar në 1 mijë e 399.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 526 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 48 mijë e 572 raste.

Aktualisht numri i përgjithshëm i rasteve aktive është 5 mijë e 164.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.659 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 296 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Malishevë 3 raste (88, 86, 47 vjeç), Dragash 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (75 vjeç), Rahovec 1 rast (78 vjeç), Vushtrri 1 rast (76 vjeç)”, ka njoftuar dje IKSHPK. /Lajmi.net/