Mbi 44.5 për qind dalja në zgjedhje në shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë

Ka mbetur edhe një orë kohë deri në mbylljen e vendvotimeve në Kosovë për zgjedhjet e sotme parlamentare.

Lajme

14/02/2021 18:05

Në shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë, dalja në zgjedhje është 44,5 për qind deri në ora 18:00, shkruan lajmi.net.

Këtë e ka bërë të ditur për lajmi.net menaxheri i qendrës, Betim Sylejmani.

Ai ka thënë se në këtë shkollë nuk janë raportuar parregullësi ose incidente.

Sipas Sylejmanit, numri më i madh i votuesve ka qenë nga ora 12:00 deri në ora 15:00. /Lajmi.net/