Mbi 437 mijë euro për ndërtimin e rrugës unazore në Junik, punimet po vazhdojnë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se po vazhdojnë punimet në projektin e ndërtimit të rrugës unazore në Junik. Sipas njoftimit, projekti financohet plotësisht nga Qeveria Kurti dhe ka vlerën mbi 437 mijë euro. Ai po realizohet në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit me Komunën e Junikut. “Qeveria Kurti e financon plotësisht këtë projekt…

Lajme

19/10/2026 08:56

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se po vazhdojnë punimet në projektin e ndërtimit të rrugës unazore në Junik.

Sipas njoftimit, projekti financohet plotësisht nga Qeveria Kurti dhe ka vlerën mbi 437 mijë euro. Ai po realizohet në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit me Komunën e Junikut.

“Qeveria Kurti e financon plotësisht këtë projekt me vlerë mbi 437 mijë euro, kjo në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit me Komunën e Junikut.

Projekti përfshin gërmimet, punët e betonit, ndërtimin e kanaleve dhe vendosjen e gypave, asfaltimin, ujëmbledhësit, sinjalizimin horizontal dhe vertikal, si dhe instalimet elektrike, përfshirë ndriçimin sipas standardeve evropiane.

Angazhimi ynë për zhvillimin e komunave dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve vazhdon!”, thuhet në njoftimin e ministrisë.