Mbi 30 mijë qytetarë në Kosovë e kanë marrë dozën përforcuese të vaksinës antiCOVID

Ditëve të fundit është rritur numri i të infektuarve me COVID-19, ku  ë 24 orët e fundit u shënuan 771 raste të reja, nga gjithsej 6 mijë e 553 testime.

Lajme

17/01/2022 09:12

Ndërkaq, qytetarët kanë filluar marrjen e dozës së tretë, përforcuese të vaksinës antiCOVID, që nga dhjetori i vitit të kaluar.

Deri me tani, këtë dozë e kanë marrë gjithsej 32 mijë e 414 persona.

Me dozën e parë të kësaj vaksinë, janë vaksinuar 885 mijë e 613 qytetarë, ndërkaq me të dytën 796 mijë e 31.

Ndryshe, numri total i dozave të administruara ka arritur në 1 milion e 716 mijë e 223. /Lajmi.net/