Mbi 26,6 milionë raste me COVID-19 në botë

Pandemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar të paktën 875 703 të vdekur në botë që prej shfaqjes në Kinë në muajin dhjetor, sipas të dhënave zyrtare.

Bota

05/09/2020 22:51

Më shumë se 26 671 700 raste me COVID-19 janë diagnostikuar zyrtarisht në 196 vende që prej fillimit të epidemisë, prej të cilëve 17 496 300 konsiderohen sot si të shëruar.

Ky numër i rasteve të diagnostikuara nuk reflekton numrin real të kontaminimeve pasi shumë vende testojnë vetëm rastet që kanë nevojë për shërbim spitalor për shkak të kapaciteteve të ulëta të depistimit.

Ditën e djeshme 5 693 të vdekur dhe 305 583 raste të reja janë regjistruar në botë. Vendet që kanë regjistruar më shumë të vdekur në bilancet e tyre janë India me 1 089 viktima, SHBA-ja me 998 viktima dhe Brazili me 888 viktima.

SHBA-ja është vendi më i prekur si për nga numri i të vdekurve ashtu dhe i rasteve me 187 777 të vdekur për 6 202 053 raste të regjistruara, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Të paktën 2 283 454 persona janë deklaruar të shëruar.

Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë Brazili me 125 502 vdekje për 4 091 801 raste, India me 69 561 vdekje për 4 023 179 raste, Meksika me 66 851 vdekje për 623 090 raste dhe Britania e Madhe me 41 537 vdekje për 342 351 raste. /ATSH-AFP/