Mbi 2000 vdekje nga koronavirusi në Gjermani

Gjermania ka shënuar rritje të numrit të infektuarve me koronavirus.

Bota

09/04/2020 09:17

Një total prej 2,107 persona kanë vdekur nga koronavirusi i ri në Gjermani.

246 vdekje të reja u raportuan në 24 orët e kaluara, sipas agjencisë së sëmundjes dhe kontrollit të vendit, Instituti Robert Koch, transmeton lajmi.net.

Rastet e konfirmuara kanë shënuar rritje me gati 5% nga e mërkura në të enjten, pasi totali arriti në 108.202.

Kjo paraqet një rritje prej 4,974 rasteve që nga e mërkura. /Lajmi.net/