Mbi 200 persona dyshohen për manipulim votash në Pejë, priten 31 kallëzime penale

Gjithsej 31 kallëzime penale pritet të dorëzohen në Pejë, ndaj mbi 200 personave të cilët dyshohen për falsifikim dhe manipulim të rezultateve zgjedhore për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Kjo për lajmi.net u konfirmua nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi. Këto raste lidhen me ndërhyrjen në procesin e numërimit…

Lajme

25/03/2026 08:59

Gjithsej 31 kallëzime penale pritet të dorëzohen në Pejë, ndaj mbi 200 personave të cilët dyshohen për falsifikim dhe manipulim të rezultateve zgjedhore për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Kjo për lajmi.net u konfirmua nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Këto raste lidhen me ndërhyrjen në procesin e numërimit dhe evidentimit të votave, ku në mesin e të dyshuarve janë kryesues dhe komisionerë të përfshirë në procesin zgjedhor të dhjetorit.

“Rastet lidhen me ndërhyrje në procesin e numërimit dhe evidentimit të votave, ndaj kryesuesve dhe komisionerëve të dyshuar”, deklaroi Nikçi.

Gjithashtu ai tha se hetimet janë zhvilluar në lidhje me dyshimet për keqpërdorime gjatë administrimit të votave, kurse autoritetet janë në fazën e procedimit të rasteve përkatëse.

Ndryshe, edhe më herët janë raportuar raste të ngjashme për manipulim votash në këtë komunë, duke ngritur shqetësime për integritetin e procesit zgjedhor. /Lajmi.net/