Mbi 2 mijë ditë nga arrestimi i Jakup Krasniqit, shkruan djali i tij: Na janë vjedhur ditët, por nuk mund të na e vjedhin të vërtetën

Deputeti i zgjedhur i legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës, Altin Krasniqi që është edhe djali i ish-kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqit i cili ndodhet në Hagë, ka shkruar një mesazh emocional për të. Ai ka thënë se që nga 4 nëntori i 2020-tës kur Krasniqi është arrestuar, kanë kaluar 2 mijë e 49…

Lajme

01/07/2026 10:40

Deputeti i zgjedhur i legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës, Altin Krasniqi që është edhe djali i ish-kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqit i cili ndodhet në Hagë, ka shkruar një mesazh emocional për të.

Ai ka thënë se që nga 4 nëntori i 2020-tës kur Krasniqi është arrestuar, kanë kaluar 2 mijë e 49 ditë. Gjatë këtyre ditëve, Krasniqi ka thënë se ata i kanë kaluar duke u lutur për shëndetin dhe kthimin e tij.

“Vertet na jane vjedhur 2049 dite, por nuk do të mund të na e vjedhin kurrë të vërtetën. E ndersa pritjes po i vie fundi, kam vetem nje gje per te thene: Çlirimtarët kanë qenë, janë dhe do të mbeten heronj”, ka shtuar Krasniqi. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: