Mbi 140 pacientë me COVID-19 po trajtohen në SHSKUK

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar se numri i pacientëve me COVID-19 që po trajtohen nëpër klinikat dhe spitalet e përgjithshme të Kosovës është 141.

Lajme

16/02/2022 09:29

Nga ky numër i përgjithshëm, 133 prej tyre janë konfirmuar pozitivë, teksa tetë të tjerë e kanë kaluar infektimin, shkruan lajmi.net.

Bazuar në njoftimin e SHSKUK-së, thuhet se prej këtyre pacientëve, 102 janë me oksigjeno-terapi, kurse 12 të tjerë në Mjekim Intensiv.

Klinika Infektive mbetet më e ngarkuara sa i përket numrit të pacientëve me Coronavirus, me gjithsejtë 51, duke e lënë pas Mjekimin Intensiv i Klinikës Infektive me 12 pacientë.

Kurse Klinika e Pediatrisë ka tre pacientë ndërsa ajo e Gjinekologjisë, shtatë pacientë.

“Spitali i Prizrenit, 12 pacientë, Spitali i Gjilanit, 10 pacientë, Spitali i Pejës, 9 pacientë, Spitali i Gjakovës, 12 pacientë, Spitalit Mitrovicës, 5 pacientë, Spitali i Ferizajt, 17 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së. /Lajmi.net/