Mbi 100 të arrestuar në vetëm një javë në Kosovë, më së shumti për dhunë në familje

Vetëm gjatë javës së fundit, në të gjitha rajonet e Kosovës janë arrestuar 102 persona për vepra të ndryshme penale. Sipas të dhënave nga raporti 24-orësh i policisë, për periudhën nga 29 shtatori deri më 4 tetor, numri më i madh i arrestimeve lidhet me rastet e dhunës në familje, ka raportuar Klan Kosova. Pas…

Lajme

05/10/2025 23:36

Vetëm gjatë javës së fundit, në të gjitha rajonet e Kosovës janë arrestuar 102 persona për vepra të ndryshme penale.

Sipas të dhënave nga raporti 24-orësh i policisë, për periudhën nga 29 shtatori deri më 4 tetor, numri më i madh i arrestimeve lidhet me rastet e dhunës në familje, ka raportuar Klan Kosova.

Pas kësaj vepre penale, prangat e policisë u përdorën më së shumti për personat që mbanin armë pa leje, sulme ndaj zyrtarëve policorë, për posedim të narkotikëve, e madje edhe për kalim ilegal të kufijve.

Po ashtu, në ditët e fundit të shtatorit dhe në fillim të tetorit, 65 persona të tjerë u dërguan në mbajtje për përfshirje në veprime të kundërligjshme.