Mbi 1 milionë e 200 mijë euro borxhe, shpalosen detaje nga gjendja e rëndë e KB Prishtinës
Në një konferencë të jashtëzakonshme të mbajtur nga klubi më i trofeshëm kosovar, Sigal Prishtina. Luan Maloku, drejtori gjeneral i klubit tha se plotë 700 mijë euro nuk dihen ku janë shpenzuar vetëm më javët e fundit të vitit të kaluar. “Llogaritë i kemi marrë 0-0. Pagat i kemi pa paguar pra edhe unë edhe…
Sport
Në një konferencë të jashtëzakonshme të mbajtur nga klubi më i trofeshëm kosovar, Sigal Prishtina.
Luan Maloku, drejtori gjeneral i klubit tha se plotë 700 mijë euro nuk dihen ku janë shpenzuar vetëm më javët e fundit të vitit të kaluar.
“Llogaritë i kemi marrë 0-0. Pagat i kemi pa paguar pra edhe unë edhe lojtarët e stafit i kemi pa paguar. Edhe shuma e 700mijë eurove kur e kemi marrë prapë nuk jemi paguar. Edhe një overdraft e kemi pa paguar edhe ai është me vlerë 50 mijë euro minus. Kemi detyrime të autobusëve, aviokompanive dhe lëndë tjera përmbarimore në proces. Pra e gjithë kjo nuk na ndalë ne të shkojmë përpara. Në emër të kryetarit Rinor Greiqevci iu premtoj se ne si Prishtinë mbijetojmë sepse kemi sponzorë”, theksoi fillimisht Maloku.
Ai më tutje i ka bërë thirrje Komunës së Prishtinës por edhe sponzorëve potencial që të bashkohen për ta mbështetur KB Prishtinën në këtë situatë mjaftë të vështirë financiare.
“Kemi sponsora dhe i bëj thirrje Prishtinës, nuk mundet komuna e Prizrenit me ia ofruar 150 mijë euro Bashkimit sepse plisat i kane ndihmuar kryetarit me qenë sot aty ku është. Nëse Prizreni i ka ofruar Bashkimit 150 mijë euro atëherë Prishtina ka kapacitet dy tre fish me i dhuruar ma shumë se Prizreni po edhe çdo skuadër. Për këtë sezon jemi mirë por nga sezoni i ardhshëm i bëj thirrje sponsorave dhe dera është e hapur për këdo dhe do ketë transparencë, tha Maloku.
Por përkundër krizës momentale, ai tha se klubi nuk do të shuhet dhe do të mbijetojë
“Nuk e di a keni ardhur për të dëgjuar lajmin e keq por unë po ua dhuroj të mirin. Klubi i Prishtinës kurrë më i bashkuar nuk ka qenë me të gjithë qytetin dhe me të gjithë njerëzit se Prishtina ka me të vërtetë njerëz që kurrë nuk e lejon këtë klub të bie prej këtij vendi”.
Ndërsa, Edmond Azemi, Drejtori Sportiv i KB Prishtinës, pro ashtu kërkoi mbështetje më të madhe për klubin badhr e kaltër.
“Ne kurrë nuk do të dorëzohemi, do të punojmë, do të jemi transparent me mediat, me qytetarët dhe puna jonë do të jetë fer dhe korrekte. Besoj që të gjithë e meritojnë sepse klubi i Prishtinës e meriton të jetë në vendin e parë”, theksoi Azemi.
Ai bëri gjithashtu të ditur se së shpejti të KB Prishtina do të vie edhe një basketbollist i ri./kp