Mbi 1 mijë gjoba e 20 patentë shoferë të pezulluar javën e kaluar në rajonin e Ferizajt

Policia rajonale e Ferizajt ka njoftuar se javën e kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 681 gjoba dhe ka pezulluar 20 patentë shoferë. Gjatë kësaj kohe janë regjistruar 40 aksidente me 29 të lënduar. Komunikata e plotë: Numri i gjobave dhe aksidenteve gjatë javës në rajonin e Ferizajt Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një…

Lajme

14/07/2025 14:28

Policia rajonale e Ferizajt ka njoftuar se javën e kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 681 gjoba dhe ka pezulluar 20 patentë shoferë.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar 40 aksidente me 29 të lënduar.

Komunikata e plotë:

Numri i gjobave dhe aksidenteve gjatë javës në rajonin e Ferizajt

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Gjatë javës së kaluar, nga data 07-13.07.2025, janë shqiptuar 1,681 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 40 aksidente, nga të cilat:

– 22 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 29 persona

– 18 aksidente me dëme materiale

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.

Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes:

-Stacionit më të afërt policor

– Aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”

– Numrave të urgjencës: 192, 0290/326-250 & 0290/322-406

Të dhënat e raportuara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.