Mbështetësi i Kurtit fyen rëndë UÇK-në e përkrah takimin e VV-së me mërgatën në Zvicër – Nxitet debat mes Dardan Krasniqit e Ilir Kërçelit

Mbështetësi i kandidatit për kryeministër të VV-së, Albin Kurtit, Nefail Maliqi i cili ushtron edhe rolin e gazetarit në Zvicër, ka fyer rëndë UÇK-në. Ai në një postim në Faceook, ka shkruar për Mujë Krasniqin e Beqir Gashi se nuk kanë luftuar. “Këta mirë i paska zan pozicioni në vijën e parë të frontit. Liria…

Lajme

15/12/2025 10:45

Mbështetësi i kandidatit për kryeministër të VV-së, Albin Kurtit, Nefail Maliqi i cili ushtron edhe rolin e gazetarit në Zvicër, ka fyer rëndë UÇK-në.

Ai në një postim në Faceook, ka shkruar për Mujë Krasniqin e Beqir Gashi se nuk kanë luftuar.

“Këta mirë i paska zan pozicioni në vijën e parë të frontit. Liria ka emër me dy tela qiftelia, në hotel Rogner”, ka shkruar Maliqi.

I njëjti, ka publikuar një fotografi të Glauk Konjufcës, Nezir Krakit dhe Ilir Kërçelit në Gjenevë, e kjo ka nxitur reagimin e Dardan Krasniqit, kandidatit për deputet të AAK-së.

Ai ka kërkuar nga Ilir Kërçeli dhe Glauk Konjufca që të distancohen nga Nefail Maliqi.

“Me qene burra por tashmë nuk janë as Ilir S. Kërçeli as Glauk Konjufca distancohën nga ky margaritar që fyen Dëshmorët e Kombit Beqën dhe Mujën! Po nuk distancohë se ndryshe nuk marrin vota, pra votat i marrin vetëm duke i shah dëshmorët e kombit! Unë nuk pres që sot të nderohën të gjallët e luftës së djeshme kur fyhën dëshmorët e kombit! I thyen ne kurriz edhe brezin e Ali Aliut Krlmendin edhe të Avdyl Lahut! Sinqerisht, bash edhe për këtë qellim e kërkojë mbështetjën për votë, për shkak që sojit te pakurrizorëve me ja pre rrënjën! Tmerr në çfarë armiqësie e ka kthy shqiptarin Lëvizja VETËVENDOSJE! Dhe Albin Kurti me Compani dhe me mafinë serbe të energjisë!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

E ndaj kësaj, ka reaguar vetë Ilir Kërçeli përmes një komenti.

“Dardan, uroj që futja në politikë të mos të tjetësojë. Personi i apostrofuar nuk ka qenë i pranishëm në takimin me mërgatën. Kushdo që fyen dhe shan ata që luftuan për lirinë e Kosovës gabon, dhe natyrisht që me një qasje të tillë nuk pajtohemi”, ka shkruar Kërçeli në Facebook.

Gjithashtu ndaj kësaj deklarate ka reaguar vetë Krasniqi, i cili ka thënë se burrnia matet në të tilla raste.

“Kur nuk ka mundur Lëvizja VETËVENDOSJE! Me më tjetërsu Zrmlakja Dimali Amrmend Muja dhe plotë të tillë asgjë nuk me tjetërson! E keni futur popullin ne përqarje duke i stimuluar e dhënë forcë kundër çdo vlere!”, ka shtuar Krasniqi. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i tij: