Mbërrin në Kosovë ministri i Jashtëm i Tanzanisë
Me ftesë të presidentes Vjosa Osmani, në Kosovë ka mbërritur ministri i Jashtëm i Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo. Kombo do të marr pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Ky forum organizohet nën udhëheqjen e presidentes Osmani.
