Mbappe: U ndikova nga humbja e penalltisë, mostransferimi te Real Madridi

Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe ka folur për të ardhmen pas shkëlqimit me Francën.

Sport

14/11/2021 18:31

Mbappe theu rekordin 63-vjeçar duke shënuar ‘poker’, derisa ka dhënë disa detaje për të ardhmen, gjë që nuk është e qartë, transmeton lajmi.net.

Për Telefoot, Mbappe ka thënë se gjërat që i ndodhen në verën e kaluar kishin ndikuar në formën e futbollistit.

“Çfarë ndodhi me mua në verë ndikoi tek unë, një humbje pas humbje, duke humbur penalltinë vendimtare, transferimi i dështuar (te Reali), të gjitha këto ndikuan te mentaliteti im, por u përgjigja në mënyrën më të mirë. Tani, kam më shumë se besim së më herët”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Mbappe ende nuk ka rinovuar me PSG-në, kurse thuhet se ka vendosur t’i bashkohet gjigantit spanjoll si agjent i lirë./Lajmi.net/