Mbappe thyen heshtjen: Nuk kam vendosur për të ardhmen – ndeshja ndaj Realit ndryshoi gjërat

Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe më në fund ka thyer heshtjen duke folur për të ardhmen.

Sport

06/02/2022 23:05

Është raportuar para disa javëve se francezi e ka nënshkruar kontratën me Real Madridin, ku do fitojë 50 milionë euro për sezon, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, Mbappe ka mohuar spekulimet duke thënë se ende s’ka vendosur dhe që është i fokusuar që të mposht Real Madridin në kuadër të raundit të 16-të në Ligën e Kampionëve.

“Edhe pse jam i lirë të flas për Realin, nuk e bëjë shkaku i respektit për Parisin. Ndeshja ndaj Madridit ndryshon shumë gjëra, por ende s’kam marrë vendimin e fundit”.

“E ardhmja? Do shohim çfarë do ndodh pas ndeshjes me Madridin. Tani nuk do flas me rivalin, edhe pse mundëm. Jam i fokusuar për të mposhtur Real Madridin, pastaj shohim”, deklaroi ai.

Ndërkohë, përballja e parë mes PSG-së dhe Real Madridit zhvillohet me 15 shkurt në “Parkun e Princave”./Lajmi.net/