Mbappe-Real Madrid: Fabrizio Romano zbulon detajet, nuk ka marrëveshje

Fabrizio Romano ka zbuluar detajet rreth situatës së Kylian Mbappe me Real Madrid.

Sport

26/04/2022 14:58

Skuadra e Real Madrid tash e sa kohë është pas Kylian Mbappe, i cili vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga Paris Saint-Germain.

Sipas gazetarit italian, Mbappe dhe Real Madrid nuk kanë nënshkruar asnjë kontratë akoma, përcjell lajmi.net.

Përkundër këtij fakti, skuadra ‘Los Blancos’ vazhdon të jetë e relaksuar dhe me bindje se Mbappe do të luajë në ‘Santiago Bernabeu’ sezonin tjetër.

Në anën tjetër, parisienët po bëjnë çmos për ta mbajtur Kylian në Paris.

Ata janë gati t’i ofrojnë lojtarit një kontratë dyvjeçare, e cila i siguron atij 50 milionë euro për vit. /Lajmi.net/