Mbappe publikon një foto të veçantë

Kylian Mbappe ishte njëri nga protagonistët kryesor të eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve.

Sport

11/03/2021 12:34

Francezi arriti që të shënoi katër gola në dy ndeshje ndaj Barcelonës, për të arritur kështu kualifikimin në fazën tjetër, raporton lajmi.net.

Mbappe po kalon në një formë shumë të mirë këtë sezon dhe shënoi edhe në ndeshjen e dytë kualifikuese ndaj Barcelonës, nga pika e bardhë.

Ai gjatë ditës së sotme ka bërë publikimin e një fotografie në rrjetin e tij social twitter, ku shihet se është afër Lionel Messit, duke biseduar diçka.

Lojtari vendosi disa emotikona, të cilat tregojnë ‘shenjë respekti’./Lajmi.net/