Mbappe më në fund thyen heshtjen, zbulon të ardhmen
Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe ka konfirmuar se është në bisedime me klubin për rinovimin e kontratës.
Sport
Francezi thuhet se ka refuzuar disa oferta nga “Parisienët”, në mënyrë që të vesh fanellën e skuadrës së fëmijërisë, Real Madrid, transmeton lajmi.net.
Sidoqoftë, Mbappe për canalplus, ka bërë të qartë se do rinovojë kontratën vetëm nëse ka ndonjë projekt vërtetë seriozë.
“Duhet të bëjmë gjërat në mënyrën e drejtë, pavarësisht nëse është në një mënyrë ose tjetrën. Çfarë dua unë, është të fitojmë, të ndihem sikur jam diku ku mund të fitojë, ku ka projekt të ngurtë rreth meje. Projekti i futbollit është thelbësor”.
“Jemi duke biseduar me klubin për rinovimin, do shohim çfarë do ndodh. Kam kaluar katër vite të jashtëzakonshme këtu”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Mbappe fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit në Ligue 1 këtë edicion./Lajmi.net/