Mbappe jep detaje për të ardhmen: Do luaj për një klub të madh
Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe ka dhënë disa detaje për të ardhmen.
Sport
Qysh nga vera e kaluar raportohet se francezi do t’i bashkohet gjigantit madrilen Real Madrid, që ëndërrojnë ta sjellin në verën e ardhshme si agjent i lirë, transmeton lajmi.net.
Mbappe për “Pvsportfr”, ka dhënë disa detaje për të ardhmen, ku pranoi se do luajë për një klub të madh.
“Nuk është e lehtë. Çfarë do që të ndodh, unë do luajë për një klub të madh. Njerëzit më pyesin nëse isha shumë i zhgënjyer.. po, kështu ishte në fillim, ngase doja largimin, mirëpo nuk isha në divizionin e tretë”.
Kylian Mbappé on his future to @PVSportFR: “It's not easy. Whatever happens, I'm going to play for a big club. People were asking me if I wasn't too disappointed… yes a bit at the beginning, when you wanted to leave, but I wasn't in the 3rd division”. 🔴🇫🇷 #PSG @psghub
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 5, 2021
Ndërkohë, ka raportime se Real Madrid do bëjë një ofertë për Mbappe edhe në afatin kalimtar të janar.
Kujtojmë, se PSG refuzoi tre oferta të Real Madridit në verë në vlerë 180 milionë euro, derisa kontrata e lojtarit skadon në qershor./Lajmi.net